Problemet shëndetësore nga mungesa e vitaminës E – ushqimet ku e gjeni

Mungesa e vitaminës E është rezultat i ushqyerjes së keqe ose përthithjes problematike të ushqyesve. Kjo vitaminë luan një rol thelbësor në funksionin e nervave,muskujve dhe imunitetit.

Ajo shërben edhe si antioksidant për ta mbrojtur trupin nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, pjesa më e madhe e të rriturve ka nevojë për 15 mg vitaminë E në ditë.

Gratë lehonë kanë nevojë për 19 mg vitaminë E në ditë.

Problemet që shkakton mungesa e vitaminës E

Dobëson imunitetin

Një imunitet i dobët e bën organizmin një shënjestër të lehtë të të ftohurës, kollës, sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe infeksioneve urinare.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Problemet me tretjen

Kur vitamina E mungon si pasojë e nivelit të pamjaftueshëm të përthithjes së ushqyesve, ajo shkakton probleme me stomakun.

Problemet me muskujt

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, mungesa e vitaminës E pengon shërimin e qelizave të muskujve.

Nëse ky fenomen është afatgjatë, atëherë muskujt bëhen shumë të dobët dhe jo funksionalë.

Problemet me sytë

Vitamina E i mbron sytë nga radikalet e lira.

Këto të fundit rrisin rrezikun e dëmtimit të shikimit dhe formimit të perdes së syve.

Anemia

Në rastin e fëmijëve të lindur para kohe, mungesa e vitaminës E shkakton anemi.

Rruazat e kuqe të gjakut shkatërrohen me një ritëm më të shpejtë se ai i formimit të tyre.

Një gjë e tillë zgjidhet falë suplementëve të vitaminës E.

Dëmtime nervore

Mungesa e vitaminës E shkakton dëmtime nervore.

Njerëzit e prekur prej saj nuk i ndiejnë krahët dhe këmbët ose i kanë të mpira.

Anormali të kockave

Njerëzit që preken nga mungesa afatgjatë e vitaminës E mund të preken nga anormalitë e kockave dhe vështirësi në zhvillimin e tyre.

Kjo pasohet nga vështirësi në ecje apo qëndrim.

Vitamina E mund të merret nga një sërë burimesh bimore të listuara më poshtë nga AgroWeb.org.

Suplementët mund të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.

Ushqimet ku mund ta gjeni

Kivi, drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, farat e pishës, bajamet, gjalpi i kikirikut, bajamet, vaji i bajames, vaji i lajthisë janë të pasura me Vitaminë E.

Ushqimet me vitaminë E ndihmojnë kundër dëmtimit dhe plakes së qelizave.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.