Me çfarë sëmundje lidhet kërcitja e këmbëve?

Me çfarë sëmundje lidhet kërcitja e këmbëve?
Çlirim Gashi

31.01.2020 / Shëndeti

Kur themi më kërcasin këmbët, nënkuptojmë një kërcitje që ndjehet në artikulacione.

Kjo kërcitje mund të jetë në nyje, në gju, në kofshë etj. Në përgjithësi kërcitjet që janë pa dhimbje dhe nuk krijojnë kufizime në jetën e përditshme ne i quajmë të padëmshme, megjithatë ka dhe raste kur kërcitja mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje.

Për shembull, nëse një pacient ndien kërcitje të vazhdueshme në gju, dhe është i ri, arsyeja e kësaj kërcitje mund të jenë dëmtimet brenda gjurit.

Një dëmtim i menisqeve, kërcit, por ndonjëherë mund të jetë edhe ajo që ne e quajmë luksacion i patelës ose kupës së gjurit.

RAPORTO