Larja e dhëmbëve zvogëlon rrezikun nga diabeti

Larja e dhëmbëve tre herë në ditë zvogëlon rrezikun e diabetit, ndërsa sëmundjet e gojës, siç janë periodontiti ose humbja e shumë dhëmbëve (15 ose më shumë) rrisin rrezikun përkatësisht me 9% dhe 21%, sipas një studimi të kryer nga Kolegji Universitar i Mjekësisë së Seulit dhe botuar në revistën ”Diabetologia”.

Inflamacioni luan një rol kryesor në zhvillimin e diabetit.

Studimi përfshiu 188 013 individë ku 17,5% e mostrës vuante nga periodontiti, i cili nëse nuk trajtohet mund të çojë në humbjen e dhëmbëve.

Pas 10 vitesh monitorimi, 16% e personave të kampionit zhvilluan diabet (31 545 individë).

Gjithashtu u zbulua se larja e dhëmbëve tuaj tre ose më shumë herë në ditë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së diabetit me 8%.

Në veçanti, është parë që për individët e rinj (nën 50 vjeç) të cilët lajnë dhëmbët dy ose tre herë në ditë rreziku i diabetit është më i ulët me 10-14%.

Efekti mbrojtës i higjienës orale ishte edhe më i fortë tek gjinia femërore.