Kosova mobilizohet kundër koronavirusit

25.01.2020

Virusi i njohur si Koronavirus, është përhapur me të madhe në Kinë. Ai tashmë ka prekur Evropën dhe mund të përhapet edhe në Kosovë. Për shkak të gjendjes alarmante dhe numrit të madh i të prekurve, institucionet shëndetësore në vend janë bërë gati. Gjithashtu, një staf mjekësor po qëndron edhe në aeroport. Instituti Kombëtar i […]

Kosova mobilizohet kundër koronavirusit Foto: Ilustrim

Virusi i njohur si Koronavirus, është përhapur me të madhe në Kinë. Ai tashmë ka prekur Evropën dhe mund të përhapet edhe në Kosovë.

Për shkak të gjendjes alarmante dhe numrit të madh i të prekurve, institucionet shëndetësore në vend janë bërë gati.

Gjithashtu, një staf mjekësor po qëndron edhe në aeroport.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike del me rekomandime për të parandaluar rastet me virus në Kosovë, pas situatës në Kinë.

Mbi 40 personave ua mori jetën brenda pak ditëve.

Virusi që së pari u vërejt në provincën wuhan në Kinë, ka prekur mbi 1400 persona.

Ani pse ka një distancë të madhe gjeografike, në Kosovë po kërkohet vigjilencë për rastet e mundshme të prekura me këtë virus.

Është instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë që rekomandon kujdes të shtuar nga të gjitha institucionet përkatëse për ndonjë rast të mundshëm të këtij virusi në vend.

Mbikëqyrja përfshin edhe angazhimin e një ekipi mjekësor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili ka detyrë të raportojë në rast se shfaqen persona të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.

Ne IKSHKP përmendin nevojën e ndërmarrjes së masave për të parandaluar përhapjen e virusit.

Disa nga masat e parandalimit përfshijnë shmangien e kontaktit të ngushtë me personat që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes, larja e shpeshtë e duarve, e veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.