Konjuktiviti Infeksionet kryesore të syrit dhe si t’i dalloni

Konjuktiviti është një nga infeksionet më të zakonshme të syrit.

Ndodh kur enët e gjakut në konjuktivë, që është një cipë e hollë e vaskularizuar e cila vesh pjesën e dukshme të sklerës (e bardha e syrit) dhe pjesën e brendshme të palpebrave (kapakëve), infektohet nga një bakterie apo virus. Si pasojë , sytë skuqen dhe enjten. Mund të ndodhë gjithashtu dhe si një rezultat i alergjive, apo ekspozimit ndaj kimikateve si klori.

Konjuktivitet më të shpeshta janë:

  1. konjuktivitet bakteriale
  2. konjuktivitet virale
  3. konjuktivitet alergjike

Konjuktivitet bakteriale dhe ato virale janë shumë virulentë. Mund të transmetohen nga një individ në tjetrin deri në dy javë pasi infeksioni ka filluar.

Simptomat më të shpeshta të konjuktivitit janë:

  • skuqje e syve
  • sekrecione nga sytë, më të trasha në mëngjes
  • kruarje e syve dhe ndjenja sikur keni diçka në sy
  • prodhimi i më shumë lotëve se zakonisht, sidomos vetëm nga njëri sy

Keratiti

Keratiti ndodh kur infektohet kornea e syrit. Kornea është një shtresë e tejdukshme që mbulon beben e syrit dhe irisin.

Llojet e keratiteve janë:

  1. keratiti bakterial
  2. keratiti fungal
  3. keratiti viral

Simptomat e keratitit mund të përfshijnë:

  • skuqje apo enjtje e syrit
  • diskomfort apo dhembje syri
  • sekrecione jo – normale apo lotim më të shpeshtë të syrit se zakonisht
  • shikim i mjegullt
  • ndjeshmëri ndaj dritës
  • ndjenjë e të pasur diçka në sy

Keni më shumë mundësi të zhvilloni keratit nëse:

  • mbani lente kontakti
  • sistemi juaj imunitar është dobësuar nga një sëmundjë apo çrregullim tjetër
  • lëndoni syrin tuaj, sidomos nga bimë me kimikate që mund të hyjnë në sy
  • përdorni ilaçe kortikosteroide, me pika për sytë për një problem ekzistues të syve

Blefariti

Blefariti është një inflamacion i kapakëve të syrit. Ky lloj inflamacioni mund të shkaktohet nga bllokimi i gjëndrave yndyrore brenda kapakut të syrit, në bazë të qerpikëve. Blefariti mund të shkaktohet dhe nga bakteriet (stafilokoku).

Simptomat me të cilat shfaqet blefariti janë:

  • skuqje e syve apo kapakëve të syrit
  • kruarje apo enjtje
  • djegie në sy
  • ndjeshmëri ndaj dritës
  • prodhim i më shumë lotëve se zakonisht
  • krusta në kapakët e syrit apo qerpikë

Uveiti

Uveiti është një inflamacion i traktit uveal (irisit, trupit ciliar dhe koroidës së syrit. Mund të shkaktohet nga alergji, infeksione virale, ekspozimi ndaj kimikateve apo dëmtime të syrit. Uveiti nuk shkakton zakonisht probleme afatgjata por nëse lihet për një kohë të gjatë pa trajtuar mund të çojë deri në humbje të shikimit.

Simptomat e uveitit përfshijnë:

  • skuqje të syve
  • dhimbje ose djegie
  • shikim të mjegullt
  • ndjeshmëri ndaj dritës

Dhjam në sy

Dhjami i kapakëve të syrit apo celuliti periorbital ndodh kur infektohen indet e syrit. Më shpesh shkaktohet nga dëmtime të syrit si gërvishtja, nga ku një bakterie si psh stafilokoku mund të futet në sy, ose nga infeksione bakteriale të strukturave të afërta siç janë infeksionet e sinuseve. Më shumë gjasa që të preken nga celuliti kanë fëmijët e vegjël.

Simptomat e celulitit mund të jenë:

  • skuqje e kapakëve të syrit
  • enjtje e kapakëve të syrit
  • enjtje e lëkurës rreth syve

Zakonisht nuk shfaqet diskomfort apo dhimbje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.