Dehidratimi Gurët në veshka, çfarë duhet të kemi kujdes

Faktorët që rrisin riskun për zhvillimin e gurëve në veshka përfshijnë: Histori familjare apo personale.

Nëse dikush në familjen tuaj vuan nga gurët në veshka apo nëse ju vetë keni kaluar një herë ose më shumë diçka të tillë, atëherë keni një risk të shtuar për të zhvilluar gurë në veshka.

  • Dehidratimi

Pirja e pamjaftueshme e ujit çdo ditë, rrit riskun tuaj për gur në veshka. Njerëzit që jetojnë në vende me klimë të ngrohtë dhe ata që djersijnë shumë, mund të jenë në risk më të lartë se sa të tjerët.

  • Dieta të caktuara

Një dietë ushqimore që është e lartë në proteina, kripë dhe sheqer, mund të rrisë riskun që ju të zhvilloni gur në veshka. Teprimi i kripës rrit sasinë e kalciumit që veshka duhet të filtrojë, e kështu rrit në mënyrë sinjifikante gjasat për të zhvilluar gur në veshka.

  • Të qenurit obezë

Indeksi i lartë i masës trupore, masa e madhe e belit dhe shtimi në peshë janë lidhur me një risk të rritur për gurë në veshka.

  • Sëmundje apo ndërhyrje kirurgjikale të traktit tretës

Operacioni i bypassit gastrik, sëmundjet inflamatore të zorrës apo diarrhea kronike, mund të shkaktojnë ndryshime në procesin tretës që ndikojnë në përthithjen e kalciumit dhe ujit, duke rritur nivelet e substancave gurë – fomuese në urinë.

  • Probleme të tjera shëndetësore

Sëmundje apo probleme që mund të rrisin riskun për të zhvilluar gurë në veshka përfshijnë  acidozën tubulare renale, cistinurinë, hiperparatiroidizmin, disa infeksione të traktit urinar dhe ilaçe të caktuara.

Simptomat

Një gur në veshka mund të mos shkaktojë simptoma deri sa të fillojë të lëvizë nëpër veshkë apo kalon në ureter. Në atë pikë mund të përjetoni këto simptoma:

  • Dhimbje e rëndë në shpinë dhe në anë, poshtë brinjëve
  • Dhimbje që kalon në abdomenin e poshtëm
  • Dhimbje që vjen si valë – valë dhe ndryshon në intensitet
  • Dhimbje gjatë urinimit
  • Urinë e kuqe, rozë apo kafe
  • Urinë me erë të keqe
  • Të përziera dhe të vjella
  • Nevojë e vazhdueshme për të urinuar
  • Urinim më i shpeshtë se zakonisht
  • Temperaturë dhe ethe nëse keni dhe një infeksion
  • Urinim në sasi të vogla
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.