Fëmijët e nënave obeze më të rrezikuar për sëmundjen e mëlçisë

26.06.2021

Fëmijët e nënave obeze kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje të mëlçisë në të 20-at e tyre, sipas studiuesve që thonë se politikëbërësit duhet të bëjnë më shumë për të trajtuar promovimin e ushqimit dhe pijeve të rrezikshme. Sëmundja e mëlçisë yndyrore (NAFLD) që nuk ka lidhje me alkoolin mund të […]

Fëmijët e nënave obeze më të rrezikuar për sëmundjen e mëlçisë Foto: Ilustrim

Fëmijët e nënave obeze kanë një rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundje të mëlçisë në të 20-at e tyre, sipas studiuesve që thonë se politikëbërësit duhet të bëjnë më shumë për të trajtuar promovimin e ushqimit dhe pijeve të rrezikshme.

Sëmundja e mëlçisë yndyrore (NAFLD) që nuk ka lidhje me alkoolin mund të shkaktohet nga mbipesha. Nëse përparon mund të çojë në probleme serioze shëndetësore të tilla si cirroza dhe kanceri i mëlçisë, ndërkohë që nivelet e larta të yndyrës në mëlçi lidhen gjithashtu me një rrezik më të madh të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit, rezultatet e të cilëve do të paraqiten në Kongresin Ndërkombëtar të Mëlçisë 2021 të organizyar nga Shoqata Europiane për Studimin e Mëlçisë, panë skanimet e mëlçisë nga 2,961 pjesëmarrës të lindur në Angli që u regjistruan në një studim të quajtur “Fëmijët e viteve ’90”.

Pasi morën parasysh faktorë të tillë si mosha e nënës, pirja e duhanit në shtatzëni dhe klasa shoqërore, ekipi zbuloi se obeziteti te nënat para shtatzënisë shoqërohej me një rrezik tre herë më të madh që fëmijët e tyre të kishin mëlçi yndyrore në moshën 24- vjeçare.

Ekipi gjithashtu gjeti një rrezik në rritje të lidhur me baballarët obezë, por kjo lidhje ishte më e vogël se te nënat.

“Ne nuk po fajësojmë nënat për këtë,” tha Dr. Kushala Abeysekera, nga Universiteti i Bristol. Ai vuri në dukje se studimi thekson se ndikimi i mjedisit obesogjenik mund të përcillet nëpër breza, përveç faktorëve gjenetikë të trashëgueshëm tashmë të njohur për sëmundjen.

“Nuk ka zgjidhje të lehtë për këtë,” shtoi Abeysekera. Por ai tha se ka shumë veprime që mund të ndërmerren, të tilla si ulja e ofertave speciale për ushqime jo të shëndetshme.