Diabeti dhe konstipacioni – lidhja mes tyre dhe trajtimet që ju vijnë në ndihmë

18.08.2021

Një nga ankesat më të përsëritura të një njeriu që vuan nga diabeti ka të bëjë me konstipacionin. Ky shqetësim i tillë është plotësisht i justifikueshëm për faktet e mëposhtme të shtjelluara nga AgroWeb.org Diabeti nxit ndjeshëm rritjen e vazhdueshme të nivelit të sheqerit në gjak. Një gjë e tillë shkakton dëmtim të nervave dhe […]

Diabeti dhe konstipacioni – lidhja mes tyre dhe trajtimet që ju vijnë në ndihmë Foto: Ilustrim

Një nga ankesat më të përsëritura të një njeriu që vuan nga diabeti ka të bëjë me konstipacionin.

Ky shqetësim i tillë është plotësisht i justifikueshëm për faktet e mëposhtme të shtjelluara nga AgroWeb.org

Diabeti nxit ndjeshëm rritjen e vazhdueshme të nivelit të sheqerit në gjak.

Një gjë e tillë shkakton dëmtim të nervave dhe rrjedhimisht të shkaktojë konstipacion.

Studimet tregojnë se rreth 60 përqind e njerëzve që vuajnë nga diabeti, përjetojnë simptoma të konstipacionit.

Një pjesë e konsiderueshme e tyre përjetojnë konstipacionin kronik.

Shfaqja e këtij të fundit i atribuohet neuropathisë diabetike, një dëmtim nervor që ndikon tek disa zona të trupit, përfshirë edhe aparatin tretës.

Dëmtimi mund të ndodhë edhe në nervin vagus që kontrollon lëvizjen e ushqimit nëpërmjet sistemit tretës.

Nëse ky nerv dëmtohet, atëherë zorrët e njeriut e kanë të vështirë të përpunojnë mbetjet ushqimore dhe bllokohen.

Konstipacioni dhe ushqyerja e keqe

Diabetikët mund të përballen me konstipacionin edhe për shkak të ushqyerjes.

Ata këshillohen të ushqehen me produkte të stinës e të shëndetshme që të parandalojnë rritjet e befta të sheqerit në gjak dhe të ruajnë një peshë të shëndetshme.

Ushqimet më të mira për diabetikët janë ato që përmbajnë fibër e cila lehtëson simptomat e konstipacionit.

Një aspekt tjetër i shfaqjes së konstipacionit tek diabetikët është se ky problem mund të nxitet edhe nga barna të ndryshme.

Mënyrat për trajtimin e konstipacionit tek diabetikët

Njerëzit që vuajnë nga diabeti në shumë raste mund të zgjidhin problemin e konstipacionit nëpërmjet trajtimeve në shtëpi.

Hapat më të rëndësishëm janë:

Pirja e rregullt e ujit,

Konsumi i mjaftueshëm i fibrës,

Aktiviteti fizik.

Këto tre hapa do të inkurajojnë lëvizjen e rregullt të zorrëve dhe lehtësojnë.

Hapi më i rëndësishëm nga të gjitha është mirëmbajtja e nivelit të sheqerit në gjak në mënyrë efikase dhe të vazhdueshme.

Duke bërë një gjë të tillë, ata do të shmangin shumë komplikacione të tjera siç është dëmtimi nervor.