Dhimbja e kokës nga tensioni dhe sytë, trajtimi

23.01.2020

Ndodh shpesh që mjekët neurolog të përcjellin pacientët që paraqiten me dhimbje koke te mjeku kardiolog ose mjeku oftamolog. E në fakt, dhimbjet e kokës janë të zakonshme, por shkaqet prej të cilave ajo vjen janë të ndryshme. Edhe pse shpesh kanë si burim stresin dhe ankthin, në raste të rralla dhimbja e kokës paralajmëron […]

Dhimbja e kokës nga tensioni dhe sytë, trajtimi Foto: Ilustrim

Ndodh shpesh që mjekët neurolog të përcjellin pacientët që paraqiten me dhimbje koke te mjeku kardiolog ose mjeku oftamolog. E në fakt, dhimbjet e kokës janë të zakonshme, por shkaqet prej të cilave ajo vjen janë të ndryshme. Edhe pse shpesh kanë si burim stresin dhe ankthin, në raste të rralla dhimbja e kokës paralajmëron një sëmundje të rëndë.

Kur një dhimbje koke referohet te mjeku okulist :

Neurologët, por sidomos mjekët neuropediatër, kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë dhe frytdhënës me mjekun okulist. Protokolli i vizitës te okulisti fillon që të vizusi. Pra, ekzaminimi numër një është vizusi, pamja, për të evidentuar se cilat janë shkaqet e dhimbjes së kokës, ndërkohë që neuropediatri nuk ka parë ndonjë gjë që ka të bëjë me problemet neurologjike.

Shkaqet janë disa dhe janë raste që i prekim çdo ditë. Sidomos këto vitet e fundit vëmë re se kemi shumë adoleshentë me dhimbje koke.

Në dhimbjen e kokës, fillohet me ekzaminimin e pamjes për të evidentuar nëse ka probleme me shikimin, nëse ka probleme me refraksionin, me përtatshmërinë e rrezeve të dritës, sepse akomodimi i shtuar jep dhimbjen e kokës. Pra, në fillim mjeku oftamolog duhet të evidentojë si e ka pamjen me syrin e djathtë, si e ka pamjen me syrin e majtë, nëse ka probleme me refraksionin se këto lidhen edhe me dhimbjen e kokës. Një miopi kongenitale, e lindur, jep gjithmonë dhimbje koke. Defektet e refraksionit shoqërohen me dhimbje koke tek fëmijët. Dhe prindërit nuk e kuptojnë se pse fëmija ka dhimbje koke.

Pastaj kalohet në ekzaminim e dytë që është shumë i rëndësishëm që është oftamoskopia për të parë fundin e syrit, për të ekzaminuar papilën e kokës së nervit optik,  për të parë nervin optik. Gjatë kësaj analize, mjeku ju hedh në sy disa pika për të zgjeruar bebëzat e dy syve. Për ta parë më mirë fundin e syrit dhe shikohet a është nervi i syrit me konture të qarta, a nuk ka probleme, difekte, nuk ka edemë papilare, siç i themi ne, sepse këto janë raste më pafat, sepse në këtë rast ne dyshojmë që ka tumor intrakanial. Tumori bën shtypje të nervit optik dhe jep pastaj dhe dhimbjen e kokës. Vec dhimbjes së kokës jep turbullim të pamjes , mund të ketë dhe sindrom vertiginous dhe jep humbje të ekuilibrit, marrje mendsh. Pra, kjo ishte një ndër shkaqet që e kapim shumë kollaj përmes këtyre dy ekzaminimeve.

Tjetër shkak që okulisti evidenton që pacienti ka dhimbje koke që nuk lidhet me fushën e neurologjisë, por lidhet me fushën e oftamologjisë është glaukoma me kënd të mbyllur, jo glaukoma me kënd të hapur. Glaukoma me kënd të mbyllur jep dhimbje koke, sepse kjo glaukomë shoqërohet me një rritje të madhe të presionit intraokular, të tensionit intraokular të syrit. Një rritje e madhe e presionit intraokular shkakton krizë glaukomatoze, që shoqërohet me dhimbje koke shumë të forta.

Një ndër shkaqet e tjera, që është një diagnozë pothuajse e përbashkët e neurologut dhe oftamologut, është migrena oftalmike. Pra, pacienti ka dhimbje të gjysmës së kokës, ka dhe dhimbje të syrit. Diagnoza vendoset sepse ka vetëm njërin sy që i dhemb, kjo shoqërohet me përhapjen e dhimbjes në pjesën frontale oksipitale. Duke qënë I kujdesshëm mjeku arrin që ta diagnostikojë pa e çuar pacientin në skaner apo rezonancë, që janë ekzaminime me rreze, janë të dëmshme, janë edhe të kushtueshme.

Këto që pëmendëm janë të hasura ndër vite, dhe janë shumë të përhapura. Trendi i viteve të fundit, me futjen e aparaturave dixhitale, të teknologjisë dixhitale të avancuar, ka bërë që dhimbja e syve dhe e kokës të jetë më e shpeshtë sesa ishte para 20 vjetësh. Shumë njerëz që punojnë përpara kompjuterit, ajo drita të jep një dhimbje të tmerrshme të kokës, nëse e kalon, pra nëse rri më shumë se sa një orë. Secili ndjen dhimbje koke, sy të thatë, turbullim të pamjes. Kjo dhimbje koke sërish lidhet me oftamologun i cili jep këshillat për të bërë disa ushtrime për të çlodhur sytë, sepse edhe muskujt e syrit lodhen.

Ndërsa ato shkaqet e tjera që kanë të bëjnë me traumat, me goditjet etj, janë të ditura.

Dhimbja e kokës që vjen nga problemet me tensionin

Kur është dhimbje kronike e kokës, duhet matur tensioni, nëse tensioni është mbi vlerat normale duhet bërë një bilanc analizash për të parë se çfarë shkaku organik mund të ketë kjo rritje tensioni që mund të jetë niveli i lartë i yndyrës, azotemia e lartë, ndonjë problem tjetër që mund të zbulohet te bilancet biokimike. Nëse tensioni del brenda vlerave normale dhe ka dhimbje koke normalisht që duhet bërë një konsultë te neurologu për problemet neruologjike.

Nëse tensioni shikohet që tensioni për një kohë të gjatë është në vlera të larta duhet të konsultohet me mjekun kardiolog. Stabilizimi i tensionit çon edhe në përmirësimin e dhimbjes së kokës.