Cilat janë efektet e bukës së bardhë në organizëm

16.02.2021

Çdo zgjedhje që një konsumator bën ka një ndikim të menjëhershëm në trupin e tij. Shqiptarët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të bukës. Madje kur vjen koha të hamë drekë ose darkë, jemi ndër të paktët vende që themi akoma “të hamë bukë”, shkruan “AgroWeb”. Por pas përzgjedhjes së bukës së preferuar qëndron më […]

Cilat janë efektet e bukës së bardhë në organizëm Foto: Ilustrim

Çdo zgjedhje që një konsumator bën ka një ndikim të menjëhershëm në trupin e tij.

Shqiptarët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të bukës.

Madje kur vjen koha të hamë drekë ose darkë, jemi ndër të paktët vende që themi akoma “të hamë bukë”, shkruan “AgroWeb”.

Por pas përzgjedhjes së bukës së preferuar qëndron më shumë se ngjyra apo mielli. Çdo zgjedhje që një konsumator bën ka një ndikim të menjëhershëm në trupin e tij.

Ndaj përpara se të kërkosh bukën, duhet të zgjedhësh atë që ta zgjat jetën dhe jo atë që ta shkurton.

Buka e bardhë e grurit

Buka e bardhë, është ndoshta buka më e konsumuar në treg.

Por ajo që duhet të dini është që kjo bukë është një kallup i madh sheqeri.

Ngrënia e kësaj buke do t’i rrisë ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak duke shtuar rrezikun për atak në zemër, mëlçi të veshur me yndyrna, obezitet dhe diabet.

Studiuesit kanë provuar se buka e bardhë mund të përshpejtojë formimin e rrudhave në fytyrë dhe tharjen e lëkurës.

Buka e bardhë prodhohet me miell të bardhë të përpunuar.

Përpunimi i miellit do të thotë që atij i janë hequr proteinat dhe Vitaminën B për të krijuar një produkt që është më i ëmbël dhe lehtësisht i përtypshëm nga konsumatori.