Bllokimi i veshit nga noti – pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

21.07.2021

Një nga problemet më të përhapura gjatë stinës së verës është infeksioni dhe bllokimi i veshit që prek jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit. Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli. Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë. Noti […]

Bllokimi i veshit nga noti – pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni

Një nga problemet më të përhapura gjatë stinës së verës është infeksioni dhe bllokimi i veshit që prek jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Infeksioni shfaqet brenda kanalit të veshit kur ka çarje të shtresës mbrojtëse që përbëhet nga dylli.

Një gjë e tillë lehtëson futjen e baktereve, mykut apo viruseve nën lëkurë.

Noti është një nga arsyet kryesore që veshi bëhet një pre e lehtë e infeksioneve.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për faktorët e rrezikut të infeksionit të veshit dhe si t’i shmangni ato.

Noti ose lagështia e tepërt

Noti i shpeshtë dhe i vazhdueshëm apo futja e ujit në vesh mund të zbusë lëkurën e kanalit të veshit.

Lagështia prish ekuilibrat e baktereve të shëndetshme që jetojnë në këtë zonë.

Çfarë duhet të bëni

Në këto raste duhet të përdorni tapa veshi ose sigurohuni që të thani veshët duke e mbajtur kokën mënjanë deri sa uji të dalë nga veshi.

Për një përtharje më të mirë përdorni edhe tharësen e flokut në distancë nga veshi.

Mund të përdoni edhe pambuk të lyer me pak vaj ulliri në vend të tapave të veshit kur hyni në ujë për not.

Pastrimi ose gërvishtja e kanalit të veshit

Pastrimi i kanalit të veshit heq edhe dyllin mbrojtës të tij.

Përdorimi i gishtave, kunjave prej pambuku e të tjerë e dëmton rëndë lëkurën.

Sipas të dhënave, ekspertët thonë se në kanalin e veshit nuk duhet futur asnjë send, sado i vogël të jetë.

Futja e sendeve në vesh

Përdorimi afatgjatë i kufjeve, aparateve të dëgjimit, tapave e çdo sendi tjetër e dëmton lëkurën e veshit.

Nëse  përdorni aparat dëgjimi, atëherë duhet ta pastroni çdo mbrëmje.

Sipas të dhënave, kufjet nuk duhen mbajtur për shumë gjatë në vesh, sepse jo vetëm që dëmtojnë dëgjimin por edhe kanalin e veshit.

Problemet me lëkurën

Psoriaza apo ekzema që shfaqet në lëkurën e kanalit të veshit nxit infeksionin.

Reagimet alergjike që mund të shfaqen në vesh ndodhin si pasojë e përdorimit të produkteve si llaku, shampo, vathë apo medikamente.

Nëse ju kruhet veshi, atëherë konsultohuni me një mjek për të diagnostikuar problemin.

Infeksioni në pjesën e jashtme të veshit mund të evitohet duke folur me mjekun i cili mund t’ju japë solucione me pika ose të ofrojë trajtime për pastrimin e veshit.

Etiketat