Zvicra me Gjon Muharremajn renditet e treta në finalen e Eurovision

Zvicra me Gjon Muharremajn renditet e treta në finalen e Eurovision
Fjolla Hoxha

23.05.2021 / Rozë


Gjatë mbrëmjes së sotme (e shtunë) pati mjaft emocione në edicionin e 65-të të Eurovision.

Dy artistët shqiptarë, Gjon Muhammi dhe Anxhela Peristeri, përfunduan me sukses interpretimin e këngëve të tyre.

Gjon përfaqësoi shtetin e Zvicrës me këngën “Tout l’Univers”, kurse Peristeri me “Karma”.

Këngëtarja shqiptare përmes votave arriti që të renditet e 21-ta me radhë, kurse Gjon arriti të jetë më lart në listë.

Artisti u rëndit i treti me radhë, duke qenë kështu nënë Francës e më pas edhe Italisë.

Shteti i Italisë përmes grupit Maneskin arriti që të marrë çmimin kryesor.

Ata u paraqitën me këngën Zitti E Buoni, ndërsa shkëlqyen me performancë e po ashtu edhe me paraqitjen skenike. /Telegrafi/

RAPORTO