“Radical Optimism” i Dua Lipës, albumi numër një në Mbretërinë e Bashkuar

11.05.2024

Dua Lipa, këngëtarja me famë ndërkombëtare me origjinë nga Kosova, ka arritur të pozicionojë albumin e saj të ri “Radical Optimism” si albumin më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar.

“Radical Optimism” i Dua Lipës, albumi numër një në Mbretërinë e Bashkuar Foto: Ilustrim

Lajmi u bë i ditur nga artistja, e cila përmes disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram shfaqet duke e mbajtur kupën prestigjioze nga Official Charts.

Sipas Official Charts, “Radical Optimism” ka arritur një debutim të madh duke u shpallur si albumi me debutimin më të madh për një artiste britanike që prej Adeles në vitin 2021.

 “Radical Optimism” markon një kapitull të ri në karrierën e Dua Lipës, e cila vazhdon të dëshmojë pse ajo është një nga yjet më në zë të muzikës bashkëkohore.