Pas ndarjes nga Roman, Dua Lipa në lidhje me aktorin e njohur britanik

12.01.2024

Pas ndarjes nga regjisori Romain Gavras, Dua Lipa po shijon një romancë të re. Sipas medias rozë “Page Six”, këngëtarja shqiptare mësohet se është në një lidhje më aktorin mjaft të njohur britanik, Callum Turner. Dyshimet për romancën mes tyre nisën kur çifti u kap duke kërcyer dhe puthur në një festë në Beverly Hills. […]

Pas ndarjes nga Roman, Dua Lipa në lidhje me aktorin e njohur britanik Foto: Ilustrim

Pas ndarjes nga regjisori Romain Gavras, Dua Lipa po shijon një romancë të re. Sipas medias rozë “Page Six”, këngëtarja shqiptare mësohet se është në një lidhje më aktorin mjaft të njohur britanik, Callum Turner. Dyshimet për romancën mes tyre nisën kur çifti u kap duke kërcyer dhe puthur në një festë në Beverly Hills.

“Është një lidhje e re, por ata janë të çmendur pas njëri-tjetrit,” thotë një burimi i brendshëm për këtë media. Edhe pse janë ditët e para të romancës së tyre, duket se marrëdhënia mes tyre është mjaft intensive. Këtë e tregon edhe prezenca e saj në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan edhe aktori.

Dua u nda me ish të dashurin e saj Romain Gavras në dhjetor 2023. Në atë kohë, “The Sun” bëri të ditur se ylli i popit u nda me regjisorin francez për t’i dhënë përparësi karrierës.