”Kënga Magjike 2021”, Soni Malaj prezenton këngën ”Versioni im”

27.04.2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj do të jetë sërish pjesë e festivalit ”Kënga Magjike 2021”. Malaj këtë vit do të prezentojë baladën ”Versioni im”, e cila ka tematikë të ndjeshme që lidhet me dashurinë. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Flori Mumajesi, ndërsa për muzikën është përkujdesur Bruno. Soni Malaj merr vëmendje me […]

”Kënga Magjike 2021”, Soni Malaj prezenton këngën ”Versioni im” Foto: Ilustrim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj do të jetë sërish pjesë e festivalit ”Kënga Magjike 2021”.

Malaj këtë vit do të prezentojë baladën ”Versioni im”, e cila ka tematikë të ndjeshme që lidhet me dashurinë.

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar Flori Mumajesi, ndërsa për muzikën është përkujdesur Bruno.

Soni Malaj merr vëmendje me paraqitjen e saj elegante, e veshur me një kostum të bardhë, e poashtu edhe me interpretimin e saj mahnitës.

“Kënga Magjike 2021” pritet të mbahet më 26, 27 dhe nata finale më 29 maj.