“Nata e Bardhë” mblodhi yjet e muzikës shqiptare në një koncert ‘online’

30.11.2020

Mbrëmë, 29 nëntor 2020 (e dielë) me rastin e “Natës së Bardhë”, është organizuar një koncert ‘online’ për të argëtuar publikun shqipëtar në këtë kohë pandemie. “Nata e Bardhë” mblodhi një sërë yjesh, disa nga emrat më të dëshiruar dhe më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Dafina Zeqiri, Soni Malaj, Kastro Zizo, West Side Family, […]

“Nata e Bardhë” mblodhi yjet e muzikës shqiptare në një koncert ‘online’ Foto: Ilustrim

Mbrëmë, 29 nëntor 2020 (e dielë) me rastin e “Natës së Bardhë”, është organizuar një koncert ‘online’ për të argëtuar publikun shqipëtar në këtë kohë pandemie.

“Nata e Bardhë” mblodhi një sërë yjesh, disa nga emrat më të dëshiruar dhe më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Dafina Zeqiri, Soni Malaj, Kastro Zizo, West Side Family, Stine ishin vetëm disa nga artistët që interpretuan hitet e tyre më të njohura gjatë këtij koncerti.

Koncerti i mbrëmshëm kishte filluar në orën 18:00 i cili ka zgjatur deri në orën 20:00, i cili njëherësh u transmetua ‘live’ në disa platforma e faqe shqiptare.

Grupi West Side Family po ashtu është ngjitur në skenën te Akademia e Arteve duke mbajtur koncert për Natën e Bardhë, megjithëse nuk ka kaluar pa u vënë re detaji në bluzën e Landit ku shkruhej “Liria Ka Emër”.