Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe

27.12.2023

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja femër me të ardhurat më të larta në Britani, pasi biznesi i saj i kaloi të ardhurat e artistes Adele vitin e kaluar – dhe ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere deri në moshën 40-vjeçare. Regjistrimet tregojnë se biznesi i Dua Lipës përfitoi pothuajse 68 […]

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja më fitimprurëse e Britanisë së Madhe Foto: Ilustrim

Dua Lipa pritet të bëhet këngëtarja femër me të ardhurat më të larta në Britani, pasi biznesi i saj i kaloi të ardhurat e artistes Adele vitin e kaluar – dhe ajo është në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere deri në moshën 40-vjeçare.

Regjistrimet tregojnë se biznesi i Dua Lipës përfitoi pothuajse 68 milionë funte (78 milionë euro) vitin e kaluar, duke i kaluar të ardhurat e koleges së saj britanike Adele në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail.

‘Radical22 Ltd’, kompania e saj, raportohet se ka fituar shumë sipas dokumenteve të “Companies House”, pasi u zbulua se Dua, 28 vjeçare, dhe babai i saj biznesmen, Dukagjin, i njohur si Dugi, janë bashkuar për të menaxhuar të gjitha asetet e saj tregtare.

Kompania ‘Radical22’ ka pasuri neto prej 29.9 milionë funtesh (34.4 milionë euro) në dhjetor 2022, që është pothuajse tri herë më shumë se shuma (11.6 milionë funte/13.3 milionë euro) që kishte në vitin 2019.

Kompania ka bërë një fitim të rritur prej 8.3 milionë funtesh (9.5 milionë euro) në një vit nga viti paraprak në vitin 2021.