Maqedonci: Rreziku nga Serbia mbetet i madh, jemi më të përgatitur se kurrë

16.01.2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se rreziku për sulm të Kosovës nga Serbia mbetet i madh. Por, që sipas ministrit, Kosova është më e gatshme se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla. “Patjetër që rreziku mbetet i madh përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim nga qeverija […]

Maqedonci: Rreziku nga Serbia mbetet i madh, jemi më të përgatitur se kurrë Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se rreziku për sulm të Kosovës nga Serbia mbetet i madh.

Por, që sipas ministrit, Kosova është më e gatshme se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla.

“Patjetër që rreziku mbetet i madh përderisa ekziston qasja agresive, përderisa ekziston qasja hegjemoniste, përderisa nuk kemi distancim nga qeverija e Serbisë për  grupet të cilat zhvilluan akt terrorist në Kosovë. Përderisa individët nga këto grupe lëvizin lirshëm nëpër Serbi, bile edhe zhvillojnë aktivitete atje. Atëherë ne e shohim të mundshëm një kërcënim të tilllë në raport me vendin tonë por gjithmonë ne jemi më të gatshëm se kurrë. Më shumë se kurrë Policia e Kosovës sot ka krehje të terrenit në pjesën veriore të vendit tonë, jemi më të përgatirtur se kurrë për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla”, tha Maqedonci.

Përderisa sa i përket koordinimit me KFOR-in, Maqedonci tha se institucionet e vendit kanë një maturi dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe se sipas tij, asnjë veprim nuk do të mirret pa sinkronizim me ta.

“Të gjitha strukturat shtetërore e kemi ritheksuar disa herë se do ta respektojmë zotimin e vitit 2013 për mos angazhim në pjesën e komunave veriore të  vendit pa koordinim paraprak me KFOR-in. Dhe unë e vlerësoj që në institucionet tona ka një maturi dhe një koordinim dhe sinkronizim të vazhdueshëm me NATO-n dhe faktorin ndërkombëtarë në Kosovë, dhe se të gjitha veprimet do të bëhen në konsultim me ta. Presidentja Vjosa Osmani ka mandat të urdhërojë angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të operojë në çdo pjesë të territorit të vendit tonë për të kryer detyrat e saj”, tha ai.

Derisa Maqedonci shtoi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar janë me të vërtetë të vendosura në atë që Kosova është vend sovran, shtet i pavarur dhe ka një territor të saj”.