Instruktorë turkë realizojnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së

29.04.2024

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë turkë kanë realizuar trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të regjimentit të parë dhe regjimentit të tretë në FSK.

Instruktorë turkë realizojnë trajnime me ushtarakët e Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, kjo po bëhet për të ndikuar kështu në ngritjen e kapaciteteve profesionale luftarake, dhe edukimin për përdorimin e sigurt të armëve: Mortaja (60 MM) dhe HAR-66.

“Mbështetja e vazhdueshme e partnerëve për të ngritur kapacitetet e FSK-së, bazuar në planin gjithpërfshirës të tranzicionit është e vazhdueshme, trajnimet dhe shkëmbimi i përvojave ndikon drejtpër drejt në ndërveprueshmërin me partnerën, Forca e Sigurisë së Kosovës ka treguar besueshmëri dhe e gatshme të kontribuoj në të mirë të paqes dhe sigurisë globale.”