FSK stërvitet me ushtrinë e Shqipërisë

13.01.2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando. Maqedonci është shprehur se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje, ai tha  se ushtarakët tanë treguan karakter dhe […]

FSK stërvitet me ushtrinë e Shqipërisë Foto: Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar stërvitjen e përbashkët të Kursit Komando.

Maqedonci është shprehur se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje, ai tha  se ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

“Në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës”.

“Me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje. Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë”, ka shkruar Maqedonci.