Të mërkurën policia ka dënuar mbi 700 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID

01.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë muajit mars ka shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me dy muajt e parë të këtij viti. Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po […]

Të mërkurën policia ka dënuar mbi 700 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë muajit mars ka shënuar rritje të dukshme, duke krahasuar me dy muajt e parë të këtij viti.

Pavarësisht situatës së rënduar me pandeminë COVID-19 dhe thirrjeve të shumta nga institucionet përkatëse, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë masat anti-COVID, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës që nga muaji gusht i vitit të kaluar ka gjobitur qytetarët në bazë të ligjit anti-COVID, ligj ky i miartuar nga Qeveria e Kosovës, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjes dhe menaxhimin e situatës me pandeminë.

E gjoba të tilla policia nuk i ka kursyer edhe gjatë ditës së mërkurë, shkruan SuharekaOnline.

Të mërkurën policia ka dënuar 779 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë janë konfirmuar 923 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.