Shqetësuese, rritet numri i aksidenteve, brenda 24 ore mbi 100 të tilla, një prej tyre me fatalitet

27.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 101 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 22 aksidente kanë përfunduar me persona […]

Shqetësuese, rritet numri i aksidenteve, brenda 24 ore mbi 100 të tilla, një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të hënën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 101 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 78 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1651 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore kanë arrestuar 28 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë në vuajtje të dënimit.