Shqetësuese, për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 400 aksidente trafiku në Kosovë

31.07.2021

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion. Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku. Vetëm gjatë ditës së premte në […]

Shqetësuese, për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 400 aksidente trafiku në Kosovë Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ditët e fundit ka shpeshtuar apelet, thirrjet për qytetarët për respektim të rregullave në komunikacion.

Pasi që numri i aksidenteve ka filluar të shënoj rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Në çdo raport ditor janë të regjistruar mbi 30 aksidente trafiku.

Vetëm gjatë ditës së premte në Kosovë kanë ndodhur 90 aksidente trafiku, asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 27 të tjera me persona të lënduar dhe 63 me dëme materiale.

Ndërsa brenda këtyre pesë ditëve në vendin tonë kanë ndodhur 442 aksidente trafiku.

SuharekaOnline ka mbledhur statisikat e Policisë për aksidente trafiku prej datës 26 korrik deri më 30 korrik.

DataNr. i aksidenteveMe fatalitetMe të lënduarMe dëme materiale
26 korrik 10112278
27 korrik9102863
28 korrik8002258
29 korrik8013049
30 korrik9002763
TOTAL4422129311