Sekuestrohen 40 mijë dollarë dhe euro, arrestohen tre persona të dyshuar për para të falsifikuara

Sekuestrohen 40 mijë dollarë dhe euro, arrestohen tre persona të dyshuar për para të falsifikuara
Fisnik Sadiku

23.06.2021 / Kronika

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovicë, sot pas hetimeve paraprake, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre të dyshuarve: B.M., M.Sh., F.K., kurse i dyshuari Sh.D., gjendet në arrati.

Tre të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin se janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikim i parasë’. Në proces hetimor është kryer urdhër-kontroll (verbal), në tre lokacione: dy në Prizren dhe një në Mitrovicë. 

“Hetuesit policorë, si provë materiale kanë sekuestruar: 3×500 euro, gjithsej 1500,00 euro, 320×100 dollarë amerikan dhe 160×50 dollarë amerikan gjithsej 40.000,00 dollarë, tre telefona mobil, pasaporta dhe dokumentet identifikuese të të dyshuarve dhe dy veturat te përdorura nga të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Brenda 24 ore 90 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 39 persona të arrestuar

Paratë e sekuestruara dyshohet të jenë të falsifikuara. Për detajet tjera, që do të sigurohen gjatë procesit hetimor, do të njoftoheni me raport shtesë.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit