Qytetarët nuk po respektojnë ligjin-anti-COVID, 1168 prej tyre u gjobitën vetëm të premten

17.10.2020

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka aktivizuar policinë dhe inspektoratin, kërkesë kjo që erdhi ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë. Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se policia është duke punuar vazhdimisht që ta mbaj nën kontrollë situatën epidemiologjike, ku vetëm brenda 24 ore janë dënuar 1168 qytetar për […]

Qytetarët nuk po respektojnë ligjin-anti-COVID, 1168 prej tyre u gjobitën vetëm të premten Foto: Ilustrim

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka aktivizuar policinë dhe inspektoratin, kërkesë kjo që erdhi ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në statistikat e policisë që përcjellë SuharekaOnline bëhet e ditur se policia është duke punuar vazhdimisht që ta mbaj nën kontrollë situatën epidemiologjike, ku vetëm brenda 24 ore janë dënuar 1168 qytetar për mosrespektimin e ligjit anti-COVID-19.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ka arrestuar 25 persona të dyshuar, ku prej tyre 6 janë në vuajtje të dënimit dhe 15 të tjerë në mbajtje.