Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgimin e tre të tjerëve

13.08.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon një person dhe kërkon paraburgimin e tre të tjerëve Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së