Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe ngrit 10 aktakuza kundër 12 personave

16.07.2021

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar njëzetedy (22) persona, si dhe […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe ngrit 10 aktakuza kundër 12 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar njëzetedy (22) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”