Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e një tjetri

28.12.2021

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar […]

Prokuroria e Prizrenit ndalon dy persona dhe kërkon paraburgimin e një tjetri Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.