Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar një person dhe ka ngritur 8 aktakuza

13.04.2021

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 39 aktakuza kundër 41 personave, për vepra të ndryshme penale.  Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 7 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Prizren, […]

Prokuroria e Prizrenit brenda 24 ore ka ndaluar një person dhe ka ngritur 8 aktakuza Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur 39 aktakuza kundër 41 personave, për vepra të ndryshme penale. 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 7 persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person dhe ka ngritur 8 aktakuza kundër 8 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”,    
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,  
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”” thuhet në njoftimin e prokurorisë.