Prokurori i Shtetit ndalon 8 të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e 2 personave

20.09.2021

Prokuroria i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.  Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, […]

Prokurori i Shtetit ndalon 8 të dyshuar dhe kërkon paraburgimin e 2 personave Foto: Ilustrim

Prokuroria i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë, tetë (8) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale, ndërsa nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe tre (3) persona, në tri raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar ka ndaluar tre (3) persona  për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së, si dhe një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 5 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.