Prokuroria e Prizrenit ngrit 5 aktakuza kundër 17 personave

25.10.2022

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëqindekatërmbëdhjetë (114) aktakuza kundër njëqindedyzetenëntë (149) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit […]

Prokuroria e Prizrenit ngrit 5 aktakuza kundër 17 personave Foto: Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëqindekatërmbëdhjetë (114) aktakuza kundër njëqindedyzetenëntë (149) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar, një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar ndaj një (1) personi, dhe, dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprat penale “Kontrbandimi me migrantë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.