Policia nuk e ndal dorën, për vetëm 5 ditë shqipton mbi 8000 gjoba trafiku

18.09.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar për kujdes të shtuar në trafik. Shumë pjesëmarrës në trafik nuk po i respektojnë rregullat, ku si shkak i tyre Policia po shqipton tiketa për kundërvajtje në trafik. Muajve të fundit Policia e Kosovës po pranon informata për kundërvajtje rrugore edhe përmes videove dhe fotografive të publikuara në […]

Policia nuk e ndal dorën, për vetëm 5 ditë shqipton mbi 8000 gjoba trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar për kujdes të shtuar në trafik.

Shumë pjesëmarrës në trafik nuk po i respektojnë rregullat, ku si shkak i tyre Policia po shqipton tiketa për kundërvajtje në trafik.

Muajve të fundit Policia e Kosovës po pranon informata për kundërvajtje rrugore edhe përmes videove dhe fotografive të publikuara në mediat online si dhe nga vetë qytetarët.

Vetëm në 24 orët e fundit Policia ka shqiptuar 1,711 tiketa trafiku për pjesëmarrësit në trafik.

SuharekaOnline ka mbledhur statistika të Policisë së Kosovës për tiketat e shqiptuara për kundërvajtje rrugore nga data 13 Shtator deri më 17 Shtator.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se PK-ja për vetëm pesë ditë ka shqiptuar 8,050 tiketa trafiku.

DataNr. i tiketave të trafikut të
shqiptuara nga Policia e Kosovës
13 Shtator1,379
14 Shtator1,847
15 Shtator1,543
16 Shtator1,570
17 Shtator1,711
TOTAL8,050