Policia dënon mbi 800 qytetarë në ditën e dytë me masa të reja anti-COVID

09.04.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 po vazhdon të jetë në shifra të larta, ku çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po raportohen qindra të infektuar e dhjetra viktima nga ky virus. Pavarësisht thirrjeve të shumta për respektimin e masave anti-COVID, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë ato, një gjë e […]

Policia dënon mbi 800 qytetarë në ditën e dytë me masa të reja anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 po vazhdon të jetë në shifra të larta, ku çdo ditë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po raportohen qindra të infektuar e dhjetra viktima nga ky virus.

Pavarësisht thirrjeve të shumta për respektimin e masave anti-COVID, shumë qytetarë të vendit nuk po i respektojnë ato, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Policia e Kosovës.

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar në Kosovë ka hyrë në fuqi ligji anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjesb dhe menaxhimin e situatës me COVID-19, në bazë të cilit dënohen qytetarët të cilët nuk bartin maskë dhe nuk respektojnë rregullat e tjera.

Gjoba të tilla Policia e Kosovës nuk i ka kursyer as gjatë ditës së enjte, në të cilën i ka dënuar plot 821 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Rikujtojmë se gjatë ditës së entje janë konfirmuar 871 raste të reja me COVID-19 dhe janë regjistruar 12 viktima.