Për 24 orë 73 aksidente, mbi 1900 tiketa trafiku e 17 të arrestuar

03.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në vendin tonë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të […]

Për 24 orë 73 aksidente, mbi 1900 tiketa trafiku e 17 të arrestuar Foto: © Hallka Marketing Agency

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte në vendin tonë kanë ndodhur 73 aksidente trafiku, prej të cilave 28 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1978 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar edhe 17 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe tre persona janë në vuajtje të dënimit.