Për 24 orë 36 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 18 të arrestuar

14.06.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik. Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme. Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa […]

Për 24 orë 36 aksidente, mbi 1500 tiketa trafiku e 18 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme.

Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa 15 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 1517 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu Policia ka arrestuar gjithsej 18 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.