Gjuajtja me armë në Shirokë, në orët e para të mëngjesit identifikohet dhe arrestohet një person

15.10.2020

Gjatë ditës së mërkurë në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për gjuajtje me armë zjarri. Sipas infromacioneve të SuharekaOnline të mërkurën në Shirokë të Suharekës tre meshkuj tek sa po lëviznin me makinë kanë njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Menjëherë pas raportimit të rastit, në […]

Gjuajtja me armë në Shirokë, në orët e para të mëngjesit identifikohet dhe arrestohet një person Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së mërkurë në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për gjuajtje me armë zjarri.

Sipas infromacioneve të SuharekaOnline të mërkurën në Shirokë të Suharekës tre meshkuj tek sa po lëviznin me makinë kanë njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje ka dal njësiti policor, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm.

Sipas burimeve të SuharekaOnline, policia në Suharekë është treguar efikase, qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm ka identifikuar dhe arrestuar një person me ç’rast është konfiskuar arma.