[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 25-vjeçarit, i akuzuar për kanosje

[FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 25-vjeçarit, i akuzuar për kanosje
Çlirim Gashi

18.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Mërgim Dervish Gashi, i akuzuar për kanosje.

Mërgim Gashi i lindur më 08.12.1995 në Pejë kërkohet për kanosje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

LEXO EDHE:  Sot zbulohet pllaka përkujtimore për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës

Personi i kërkuar është:

• MERGIM (Dervish) GASHI i lindur me 08.12.1995 në Pejë

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

• “Kanosje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit