Dy persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Reshtan

03.09.2020

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës. Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti është cilësuar si aksident me lëndime të rënda. Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Audi dhe […]

Dy persona të lënduar si pasojë e një aksidenti në Reshtan Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Reshtan të Komunës së Suharekës.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha se rasti është cilësuar si aksident me lëndime të rënda.

Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit Audi dhe një motoçikletë.

Sot në ora 06:45, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore si pasojë e pakujdesisë ndërmjet një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale kanë pesuar lëndime trupore vozitësi i motoçikletës dhe pasagjeri i automjetit.

Pas tretmanit mjekësor pasagjeri i automjetit lirohet në shtëpi, ndërsa vozitësi i motoçikletës mbetet në spital për trajtim te mëtutjeshëm mjekësor, shkruan SuharekaOnline.

Rasti po hetohet nga njesia e trafikut rajonal ne Prizren te cilet kane dale ne vendin e ngjarjes.