Brenda 24 ore 66 aksidente, prej tyre dy me fatalitet, mbi 1000 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

19.07.2021

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë. Të premtën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 66 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline. Ndërsa, 19 aksidente kanë përfunduar me persona […]

Brenda 24 ore 66 aksidente, prej tyre dy me fatalitet, mbi 1000 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të premtën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 66 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht dy aksidente kanë përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 19 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 45 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1061 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 19 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një person është në ndalim policor dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.