Brenda 24 ore 62 aksidente trafiku, mbi 1100 tiketa trafiku e 11 të arrestuar

07.12.2021

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 26 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme […]

Brenda 24 ore 62 aksidente trafiku, mbi 1100 tiketa trafiku e 11 të arrestuar Foto: Ilustrim

Por, përkundër këtyre apeleve po vazhdon shkaktimi i aksidenteve të trafikut, ku vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 26 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,184 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 11 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje.