Brenda 24 ore 53 aksidente, 1688 tiketa trafiku e 25 të arrestuar

22.02.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 20 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 të tjera ishin me […]

Brenda 24 ore 53 aksidente, 1688 tiketa trafiku e 25 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 53 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 20 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 688 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 25 persona, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.