Brenda 24 ore 52 aksidente, afër 2300 gjoba të shqiptuara e 31 të arrestuar

Brenda 24 ore 52 aksidente, afër 2300 gjoba të shqiptuara e 31 të arrestuar
Çlirim Gashi

11.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik.

Përkundër këtyre apeleve përsëri numri i aksidenteve vazhdon të ketë një rritje të konsiderueshme.

Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 52 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa 14 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 2.275 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu Policia ka arrestuar gjithsej 31 persona, ku 23 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Të dielën policia dënoi vetëm një qytetar për mos respektimin e masave
RAPORTO