Brenda 24 ore – 50 aksidente, 2 prej tyre me fatalitet dhe afro 800 tiketa trafiku

18.04.2021

Dita e shtunë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët.  Gjatë ditës së shtunë në tërë vendin kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht 2 kanë […]

Brenda 24 ore – 50 aksidente, 2 prej tyre me fatalitet dhe afro 800 tiketa trafiku Foto: © Hallka Marketing Agency

Dita e shtunë ka qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga numri i aksidenteve, tiketave në trafik, personave të arrestuar dhe ngjarjeve të tjera të raportuara nga qytetarët. 

Gjatë ditës së shtunë në tërë vendin kanë ndodhur 50 aksidente trafiku, prej të cilave fatkeqësisht 2 kanë përfunduar me fatalitet, 21 me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale. 

Gjithashtu, gjatë 24 orëshit të fundit policia ka shqiptuar edhe 793 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Të shtunën Policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 13 janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe një në vuajtje të dënimit.