Brenda 24 ore 48 aksidente, 1692 tiketa trafiku e 17 të arrestuar

03.03.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 15 aksidente ishin me të lënduar dhe 33 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 48 aksidente, 1692 tiketa trafiku e 17 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 15 aksidente ishin me të lënduar dhe 33 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 692 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 17 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.