Brenda 24 ore 41 aksidente, një me fatalitet, mbi 1,600 gjoba e 11 të arrestuar

30.08.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 41 aksidente në Kosovë, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet. Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 16 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale. Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës […]

Brenda 24 ore 41 aksidente, një me fatalitet, mbi 1,600 gjoba e 11 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 41 aksidente në Kosovë, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 16 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 24 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1,639 tiketa.

911 nga to kanë qenë tiketa të shqiptuara në trafik, ndërsa 728 janë tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19.

11 persona janë arrestuar ditën e dielë në Kosovë, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.