Brenda 24 ore 36 aksidente, 1665 tiketa trafiku e 49 të arrestuar

29.01.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 19 të tjera ishin me dëme […]

Brenda 24 ore 36 aksidente, 1665 tiketa trafiku e 49 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 19 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 665 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 49 persona, ku 34 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 3 persona janë në vuajtje të dënimit.