Brenda 24 ore 30 aksidente, 1299 tiketa trafiku e 10 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 30 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 7 aksidente ishin me të lënduar dhe 23 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 299 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 10 persona, ku 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Në QKUK dhe spitalet publike janë të shtrirë 301 pacientë me Covid-19, 184 me oksigjenoterapi