Arrestohet i mituri në Suharekë pasiqë i zihen substanca narkotike

03.03.2020

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur për arrestimin e një të mituri mashkull në Suharekë. Arrestimi ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 01:30 në Rr. “Xhavit Syla”në Suharekë. Gjatë kontrollit të një automjeti tek i mituri janë gjetur dhe janë konfiskuar 43 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe […]

Arrestohet i mituri në Suharekë pasiqë i zihen substanca narkotike Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur për arrestimin e një të mituri mashkull në Suharekë.

Arrestimi ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 01:30 në Rr. “Xhavit Syla”në Suharekë.

Gjatë kontrollit të një automjeti tek i mituri janë gjetur dhe janë konfiskuar 43 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një telefon mobil.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.