Aksident në rrugën e Carralevës, lëndohet një person

18.11.2021

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore. Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. “Një aksident mes një kamioni dhe një automjeti pikap ka ndodhur rreth orës 14:30. Një person ka marrë lëndime përveç dëmeve materiale. Personi i lënduar është duke […]

Aksident në rrugën e Carralevës, lëndohet një person Foto: Ilustrim

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore.

Lajmin për SuharekaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Një aksident mes një kamioni dhe një automjeti pikap ka ndodhur rreth orës 14:30. Një person ka marrë lëndime përveç dëmeve materiale.

Personi i lënduar është duke u trajtuar në emergjencë, për momentin nuk kemi informacione se në çfarë gjendje është”, tha Osmanollaj.