48 aksidente trafiku për 24 orë, 12 me persona të lënduar

09.03.2021

Java e dytë e muajit të tretë të vitit 2021 ka qenë mjaftë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre. Ndër tjerash Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline. Edhe pse numër i madh […]

48 aksidente trafiku për 24 orë, 12 me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Java e dytë e muajit të tretë të vitit 2021 ka qenë mjaftë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga aktivitetet e tyre.

Ndër tjerash Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në vendin tonë kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, raporton SuharekaOnline.

Edhe pse numër i madh i aksidenteve, fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet, mirëpo bëhet e ditur se në 24 orëshin e fundit, 12 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë ditës së hënë policia ka shqiptuar edhe 1,361 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në trafik.